2.4 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Selmanaj takon ish-kryetarin e Prizrenit, Eqrem Kryeziun: Shembull i politikës me integritet

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me ish-kryetarin e kësaj komune, Eqrem Kryeziu, një figurë e njohur dhe me ndikim në historinë politike dhe institucionale të vendit.

Kliko Videon: https://www.facebook.com/reel/1005916998209680

Takimi u cilësua nga Selmanaj si një përjetim emocional dhe një moment frymëzimi, duke vlerësuar lart kontributin dhe vizionin e Kryeziut gjatë viteve të udhëheqjes së tij (2000–2007).

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

“Është gjithmonë një emocion i veçantë të takosh dhe të bashkëbisedosh me njeriun që ka lënë gjurmë të thella në historinë politike të vendit tonë”, shkruan  Selmanaj.

“Kryetari Eqrem Kryeziu jo vetëm që ngriti standarde të larta të mirëqeverisjes, por ofroi një kulturë politike që mbetet e paarritshme për shumë nga pasardhësit e tij”.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Selmanaj tregon se gjatë bisedës u ndie i impresionuar nga qartësia e mendimit dhe modestia me të cilën Kryeziu flet për të kaluarën, duke e cilësuar atë si shembull të idealizmit politik dhe përkushtimit ndaj parimeve të integritetit dhe lirisë së mendimit.

“Faleminderit për gjithçka që na mësove, profesor – Kryetar Eqrem Kryeziu! Vlerësimi për ju është i përhershëm”, përfundoi Selmanaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Bashkimi fiton në derbin prizrenas ndaj Junior 06

Bashkimi triumfon ndaj Junior 06 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Femrave, me rezultat 85:60 (19:21, 21:7, 22:19, 23:13), raporton PrizrenPress. Bashkimi...

Bedri Hamza me përfaqësuesit e bizneseve në Prizren: Lehtësira fiskale dhe qasje më e mirë në kredi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një vizitë në Prizren, ku ka takuar biznesmenë dhe...

Lajmet e Fundit