Sot fillon viti i ri shkollor

Sot në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do të fillojë procesi mësimor 2025/2026. Ndërkohë ka vazhduar procesi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve.

Në një deklaratë për RTK-në, ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se gjithçka është gati për një proces të mbarë mësimor.

“Si Ministri e Arsimit i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e mbarë të vitit shkollor, dhe raportimet nga komunat tregojnë se punët po ecin mirë”, tha ajo.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Ministrja Nagavci shtoi se tashmë janë kryer edhe pagesat e para për subvencionimin e teksteve shkollore.“Sa i përket furnizimit me tekste dhe mjete mësimore, janë mbi 180 mijë prindër apo kujdestarë të cilët kanë aplikuar. Deri tani është realizuar pagesa e mbi 70% të tyre, apo më shumë se 9 milionë euro”, tha ajo.

Më Shumë

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit