Prizreni forcohet në mbrojtje dhe sulm

FC Prizreni ka njoftuar dy përforcime të rëndësishme për sezonin e ri, duke forcuar repartin e mbrojtjes dhe sulmit.

Në mbrojtje është bashkuar Nue Nreca, një mbrojtës majtak i cili, sipas klubit, përveç sigurisë në mbrojtje, shquhet edhe për avancimet e tij në sulm dhe krosimet e sakta që furnizojnë sulmuesit tanë.

“Me përvojën dhe cilësitë e tij, Nue Nreca pritet të jetë një armë shtesë për objektivat e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Ndërsa në sulm, FC Prizreni ka përforcuar skuadrën me Lion Cahani, i njohur për instiktin e jashtëzakonshëm për gol. Sipas klubit, Cahani ka aftësinë për të vendosur ndeshjet në momentet më të rëndësishme.

“Me këtë transferim, FC Prizreni forcon edhe më shumë repartin ofensiv dhe shton konkurrencën për majën e sulmit”, theksohet në njoftim./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit