3.8 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Kurti në Prizren: Me Abrashin kryetar, qyteti punon 365 ditë në vit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Prizren për të mbështetur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, Artan Abrashi.

Ai theksoi rëndësinë e Prizrenit si një qytet me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim.

“Kryeqendrën e kulturës dhe historisë duhet ta bëjmë edhe qendër të arsimit, turizmit dhe ekonomisë lokale, që punon, funksionon dhe zhvillohet çdo ditë”, tha Kurti.

Sipas tij, për një Prizren që lulëzon gjatë gjithë vitit, është e nevojshme një udhëheqje e përkushtuar dhe e afërt me qytetarët.

“Për Prizrenin 365 ditë, me Artan Abrashin kryetar të komunës, bashkë me qytetarët”, u shpreh Kurti, duke e cilësuar Abrashin si një figurë që garanton angazhim të përditshëm dhe transparencë në qeverisje.

Vizita e Kurtit në Prizren vjen në kuadër të fushatës zgjedhore, ku LVV po synon të rikthejë drejtimin e komunës përmes një platforme që premton investime në arsim, turizëm, infrastrukturë dhe mbështetje për bizneset lokale./PrizrenPress.com/

 

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Muharremaj krijon parkingje për mërgimtarët në Suharekë, në dispozicion edhe oborri i Komunës

Në kuadër të ardhjes së mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë vendim për krijimin e hapësirave...

Radhë kamionësh në doganën e Vërmicës

Radhë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë raportohet se u krijuan mbrëmë në rrugën Morinë-Vërmicë, në drejtim nga Shqipëria drejt Kosovës. Siç raporton A2CNN,...

Lajmet e Fundit