22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Xheladini premton 500 euro subvencione për gratë me kancer të gjirit, shërbimet gjinekologjike falas

Kryetari i Komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini ka prezantuar programin e tij për mandatin e ri për zgjedhjet lokale 2025.

Xheladini ka thënë se për në sektorin e shëndetësisë, synojnë të përkrahin drejtpërdrejt qytetarët në nevojë, sidomos gratë që përballen me sëmundje të rënda.

Sipas Xheladinit, të gjitha gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit do të përfitojnë një subvencion prej 500 eurosh, ndërsa përkrahje do të ketë edhe për pacientët me sëmundje të zemrës dhe ata që janë në dializë.

 

“Në këtë vit kemi marrë një vendim që pap-testi të ofrohet falas për të gjitha gratë, dhe kjo tashmë ka hyrë në fuqi që nga fillimi i vitit. Po ashtu, të gjitha shërbimet gjinekologjike janë pa pagesë,” u shpreh kryetari Xheladini.

Ai theksoi se në mandatin e ri, tre prioritetet kryesore do të jenë: arsimi, shëndetësia, dhe më pas zhvillimi ekonomik i komunës.

“Ne kemi marrë një qëndrim në këtë vit se do ta bëjmë Papa testin pa pagesë dhe kemi filluar që nga fillimi i këtij viti, një ashtu edhe shërbimet gjinekologjike të gjitha janë pa pagesë. Tri prioritetet kryesore për mandatin e rinj, arsimin e shëndetësisë në plan të parë, pastaj zhvillimi ekonomik”, ka deklaruar Xheladini në emisionin “Ditari” në Tëvë1./

Marketing

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Mike Tyson trondit botën me rrëfimin e tij: Kam përdorur drogë për të përballuar dhimbjet

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë së fundmi një pranim të habitshëm duke zbuluar se përdorte fentanyl për të përballuar dhimbjet gjatë karrierës...

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, e cila do të zgjasë deri më 12 tetor, ditë në të cilën qytetarët e Kosovës do...

Lajmet e Fundit