Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj – Gutaj, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të kryetarit të degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, lidhur me gjendjen në shkollën fillore “Nazim Nurkollari Budakova”.
Në një postim të publikuar sot nga Krasniqi, ai ka kritikuar komunën për mungesën e energjisë elektrike dhe punimet e papërfunduara në tualetet e kësaj shkolle, duke thënë se fëmijët – përfshirë edhe të tijtë – po përballen me kushte të vështira për mësim.
Në reagimin e saj, drejtoresha Veselaj – Gutaj i ka quajtur akuzat të pabaza dhe të papranueshme, duke sqaruar se furnizimi me energji elektrike nuk është kompetencë e komunës, por e kompanisë KEDS.
“Është e pavend të akuzohet komuna se ka ‘maltretuar’ fëmijët në një objekt shkollor modern. Vonesa në kyçjen në rrjet është përgjegjësi e KEDS, jo e shkollës apo komunës. Investimi prej 5 milionë eurosh në këtë shkollë nuk është ‘turp’, por përparim në ofrimin e arsimit cilësor”, tha ajo.
Veselaj – Gutaj theksoi se institucionet komunale janë të përkushtuara për të vepruar me transparencë dhe në përputhje me ligjin, duke shtuar se përdorimi i shkollave për qëllime politike është i papranueshëm.
“Shkolla është hapësirë për edukim dhe arsimim, jo për fushata. Mbështetja e qytetarëve fitohet përmes punës, jo përmes keqpërdorimit të shkollave për poena politikë”, tha ndër të tjera ajo.
Besnik Krasniqi, njëherësh kandidat për kryetar të komunës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, publikoi një video nga ShFMU “Nazim Nurkollari Budakova”, ku tregoi pamje të ambienteve të brendshme dhe foli për problemet me energjinë elektrike dhe infrastrukturën.
Sipas tij, nxënësit po përballen me vështirësi serioze në zhvillimin e mësimit, për shkak të këtyre parregullsive, dhe bashkë me prindërit janë të shqetësuar për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre./PrizrenPress.com/
Marketing
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren