23.4 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Bushrani i Vetëvendosjes kërkon nga drejtoresha e Arsimit në Prizren të publikojë listën e drejtorëve të shkollave që janë emëruar politikisht

Pas deklaratës së drejtoreshës së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj – Gutaj, e cila tha se “shkolla nuk duhet të përdoret për politikë”, ka ardhur reagimi i kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje për asambliste komunale, Mimoza Bushrani.

Bushrani e ka kundërshtuar ashpër këtë qëndrim, duke e akuzuar drejtoreshën për manipulime dhe përdorim të shkollave si instrument politik. Ajo e ka sfiduar Veselaj – Gutajn që të publikojë listën e drejtorëve të shkollave të emëruar mbi bazë partiake.

“Drejtorët që keni emëruar nuk janë drejtues shkollash, ata janë vegla të strukturave të partisë suaj, makina për të kontrolluar çdo vendim, promovim dhe burim të arsimit, duke e kthyer çdo shkollë në një instrument politik”, ka shkruar Bushrani.

Kandidatja e VV-së ka ngritur edhe disa pyetje publike për drejtoreshën:

Sa drejtorë shkollash janë vërtet apolitik dhe sa janë pjesë e strukturave të partisë?

Cilat janë kriteret reale për punësimin e drejtorëve?

Si sigurohet që vendimet për promovime dhe emërime bazohen në meritë dhe jo në lidhje politike?

A jeni gati të publikoni listën e drejtorëve të emëruar sipas meritës dhe jo për lidhje partiake?

Bushrani ka theksuar se arsimi në Prizren është degraduar për shkak të ndërhyrjeve politike, duke shtuar se “nxënësit, mësuesit dhe qytetarët meritojnë transparencë, drejtësi dhe profesionalizëm”.

“Loja politike ka marrë fund, sepse e vërteta nuk mund të manipulohet”, ka përfunduar ajo.

Ky reagim i Bushranit pason postimin e mëparshëm të Veselaj – Gutajt, e cila kishte refuzuar akuzat e kryetarit të AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, për gjendjen në shkollën fillore “Nazim Nurkollari Budakova”. Veselaj – Gutaj kishte theksuar se vonesat me energjinë elektrike nuk ishin përgjegjësi e komunës, por e KEDS-it, duke shtuar se investimi prej 5 milionë eurosh në atë shkollë ishte shembull i përkushtimit për arsim cilësor.

Sipas saj, përdorimi i shkollave për poena politikë është i papranueshëm:
“Shkolla është hapësirë për edukim dhe arsimim, jo për fushata. Mbështetja e qytetarëve fitohet përmes punës, jo përmes keqpërdorimit të shkollave për politikë”, kishte deklaruar ajo.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Rahoveci për herë të dytë apo Kastrioti për herë të parë

Rahoveci e Kastrioti takohen të shtunën prej orës 20:00 në ndeshjen për trofeun e Superkupës së Kosovës në hendboll. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Bill Clinton”...

Liria del me barazim 1-1 në Vushtrri, Fetahaj shpëton bardhezinjtë

Skuadra e Lirisë ka arritur një barazim të rëndësishëm në transfertë kundër Vushtrrisë, me rezultat 1-1, raporton PrizrenPress. Në pjesën e parë, vendasit kaluan në...

Lajmet e Fundit