26.3 C
Prizren
E hënë, 22 Shtator, 2025

`Malësori` nga Gjonaj i Hasit prezanton veshjen hasjane në Zvicër

Kryetari i Shoqatës Kulturo-Artistike “Malësori”, Haziz Hodaj, ka bërë të ditur se shoqata është ftuar të marrë pjesë në një Festival Ndërkombëtar prestigjioz në Zvicër, ku do të prezantojë veshjen tradicionale hasjane, një nga elementët më të çmuar të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Kjo veshje, e njohur për elegancën, simbolikën dhe historinë e saj të pasur, është cilësuar nga njohës të kulturës si “Mbretëresha e të gjitha veshjeve shqiptare”. Me këtë rast, do të nisin edhe procedurat zyrtare për futjen e Veshjes Hasjane në UNESCO, si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit.

“Së bashku kemi arritur rezultate dhe çmime të paimagjinueshme. Kemi sjellë në Kosovë trofe prestigjioze nga festivale ndërkombëtare, duke e kthyer punën tonë në një pasuri kombëtare”, deklaroi Hodaj.

Në mesin e këtyre sukseseve spikat edhe Festivalin “Hasi Jehon”, i cili nën përkujdesjen e SHKA “Malësori” është ngritur në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore shqiptare. Që nga viti 2022, ky festival ka fituar statusin aset i mbrojtur i Trashëgimisë Kulturore, duke zënë vend të veçantë në hartën kulturore të botës shqiptare.

“Kjo është pa dyshim një nga arritjet kulmore të SHKA ‘Malësori’ – një moment krenarie për çdo hasjan dhe për çdo shqiptar”, ka shkruar Hodaj në Facebook.

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Osman Hajdari merr detyrën e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Prizren

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka zyrtarizuar sot emërimin e Msc. Osman Hajdarit në postin e Drejtorit Ekzekutiv. Hajdari e ka...

Rahoveci starton sezonin me fitore bindëse ndaj Vushtrrisë

Rahoveci e ka nisur mbarë edicionin e ri të Superligës në hendboll, duke regjistruar fitore bindëse në ndeshjen e parë të kampionatit. Në palestrën...

Lajmet e Fundit