15.5 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Limaj: Lagjja Arbana në Prizren e rreshtuar pas Albulena Balaj-Halimajt për kryetare

Kryetari i Nisma sociademokrate ka bërë të ditur se lagja “Arbana” në Prizren është në mbështetje të kandidates për kryetare të kësaj komune, Albulena Balaj Halimaj.

Limaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Prizreni ka vendosur të nisë një ndryshim rrënjësor në mbështete madhështore.

“Lagjja Arbana në Prizren e rreshtuar pas Albulena Balaj Halimajt për kryetare. Prizreni ka vendosur të nisë një ndryshim rrënjësor, mbështetja madhështore për Albulena Balaj Halimaj dhe ekipin e saj fitues është dëshmi e kësaj fryme të re. Një nga shembujt më të qartë është pikërisht lagjja Arbana, e cila me entuziazëm po përqafon programin qeverisës të NISMA Socialdemokrate”, thuhet në postim.

Tutje Limaj tha se problemet jetike si mungesa e çerdheve dhe uji i pijshëm nuk do të jenë më barrë për banorët e kësaj lagjeje “kjo është një garanci që vjen nga vetë Balaj Halimaj dhe lista e saj e bashkëpunëtorëve”.

“Gërshetimi i përvojës me energjinë e të rinjve është rruga më e sigurt drejt zhvillimit dhe avancimit të Prizrenit. Ky vizion për një të ardhme më të mirë po bëhet realitet dhe nis nga lagjja Arbana e përfunduar në gjithë Prizrenin”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

 

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Zafir Berisha mbështet Artan Abrashin për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BD), Zafir Berisha,ka vendosur të mbështesë kandidatin Artan Abrashi në balotazh për kryetar të Prizrenit. “Ky nuk është një...

Ndahet nga jeta aktivisti i LDK-së në Prizren, Liri Gashi

Me pikëllim të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e Liri Gashit, aktivist dhe nënkryetar i nëndegës së LDK-së në Atmaxhë të...

Lajmet e Fundit