Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka zhvilluar një takim me Shoqatën “Esnaf”, ku theksoi rolin e tyre historik dhe aktual në mbajtjen gjallë të ekonomisë dhe traditës së qytetit.
“Takimi me Shoqatën ‘Esnaf’ nuk ishte vetëm një prezantim programi, por një takim me historinë, me rrënjët dhe me zemrën e gjallë të qytetit tonë. Ata e kanë mbajtur ekonominë gjallë kur sfidat kanë qenë më të mëdha dhe sot mbeten shtylla kryesore e zhvillimit tonë”, deklaroi Selmanaj.
Ai shtoi se vizioni i tij për Prizrenin Përtej, synon të bashkojë traditën e zejtarëve me inovacionin, duke krijuar hapësira të reja për bizneset dhe duke vendosur punën e tyre në qendër të jetës ekonomike dhe kulturore.
“Prizreni nuk mund të ecë përpara pa fuqizuar ata që e kanë mbajtur gjithmonë gjallë – Esnafët e tij”, theksoi kandidati i LDK-së.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren