Sekuestrohet një autobus në Prizren – shoferi kishte masë ndalimi aktiv

Ngjarja ka ndodhur më 7 tetor rreth orës 18:17 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, ku patrulla policore ka ndaluar një autobus të një kompanie nga Lipjani, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se drejtuesi kishte masë ndalimi deri më 26.12.2025.

“Në zbatim të Ligjit për Trafikun Rrugor 08/L-186, ndaj tij është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, gjobë prej 500 euro, masë ndalese shtesë prej 6 muajsh dhe 5 pikë negative në patentë. Autobusi është sekuestruar.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë rrugore dhe zbatimin e ligjit”, shkruhet në njoftimin e Policisë./PrizrenPress.com

Më Shumë

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Lajmet e Fundit