Pas ankesave të shumta nga banorët e lagjes ‘Ortakoll’ tw Prizrenit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka ndërmarrë verifikime dhe ndërhyrje teknike në terren për të identifikuar dhe zgjidhur problemin me furnizimin me ujë.
Fillimisht, ekipet e kompanisë kishin konstatuar se bëhej fjalë për një problem individual të brendshëm, për të cilin ujësjellësi nuk është kompetent të ndërhyjë.
Megjithatë, pas kontrolleve të detajuara në rrjetin e jashtëm, është zbuluar se shkaku i ndërprerjes ishte një valvul në vertikalen e furnizimit me ujë.
Pas ndërhyrjes së menjëhershme në këtë valvulë, furnizimi me ujë është stabilizuar plotësisht për banorët e ndërtesës në këtë zonë.
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me...
Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren.
Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...