6.7 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

PDK-ja i përgjigjjet Abrashit: Prizreni zgjodhi punën, jo arrogancën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar ndaj akuzave të kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, për blerje votash gjatë ditës së zgjedhjeve, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të nxitura.

Në një deklaratë publike, ky subjekt politik  thekson se qytetarët e Prizrenit kanë treguar qytetari dhe kulturë demokratike të lartë më 12 tetor, duke votuar në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

Express Kredi nga BiCredit

“Jo gjithmonë sulmi është mbrojtja më e mirë! Prizreni foli qartë më 12 tetor duke e përkrahur punën e jo arrogancën”,  thuhet në reagimin e PDK-së në Prizren.

Partia ka shprehur bindjen se qytetarët do të vazhdojnë të mbështesin projektet e saj edhe në balotazhin e ardhshëm.

“Na presin shumë punë e projekte të mëdha të transformimit të Prizrenit. Vazhdojmë +4 me besim e respekt për të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie e bindje politike”.

Artan Abrashi  ka deklaruar se janë raportuar raste të blerjes së votës për 120 euro, duke akuzuar PDK-në për devijim të procesit zgjedhor.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren për këtë rast, por janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, doli i pari, ndërsa Artan Abrashi i Vetëvendosjes u rendit i dyti. Të dy do të përballen në balotazh për të vendosur se kush do të udhëheqë komunën e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizreni nis projektin madhor për efiçencë energjetike në 43 ndërtesa publike

Komuna e Prizrenit ka nisur zbatimin e projektit për rritjen e efiçencës energjetike në 43 ndërtesa publike, pas nënshkrimit të kontratës për realizimin e...

“Zëri që nuk u dëgjua kurrë” promovohet në Prizren

Në Bibliotekën e Qytetit në Prizren është promovuar libri “Zëri që nuk u dëgjua kurrë” i autores Medina Ramaj-Leka, një vepër e ndjerë dhe...

Lajmet e Fundit