8 C
Prizren
E diel, 7 Dhjetor, 2025

Driton Selmanaj me 1,534 vota më pak se LDK-ja në Prizren

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka marrë 1,534 vota më pak se sa subjekti i tij politik në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Selmanaj ka siguruar 6,162 vota, që përbëjnë 10.66% të votave për kryetar komune. Ndërkohë, LDK-ja, ku ai ishte bartës i listës për Kuvend Komunal, ka grumbulluar 7,696 vota, ose 14.02% të votave.

Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/2339247183192513

Kjo diferencë tregon se një pjesë e votuesve kanë mbështetur LDK-në si subjekt politik, por nuk kanë votuar për kandidatin e saj për kryetar.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, gara për kryetar të Prizrenit u dominua nga dy kandidatët kryesorë: Shaqir Totaj nga PDK dhe Artan Abrashi nga Vetëvendosje.

Asnjëri nuk arriti të sigurojë shumicën absolute, prandaj Prizreni shkon në balotazh, ku qytetarët do të vendosin mes Totajt dhe Abrashit për mandatin e ardhshëm katërvjeçar./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

VV-ja zyrtarizon koalicionin me tri parti

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin me tri parti të tjera: Partinë Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, për të garuar bashkë në zgjedhjet e...

Kosova e nis me fitore parakualifikueset e EuroBasket 2029, mposht Shqipërinë

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore në udhëtim te Shqipëria, në kuadër të parakualifikuesve për “Euro basket 2029”. “Dardanët” zhvilluan një paraqitje fantastike për të...

Lajmet e Fundit