Në Dragash mbahet “Karvani për Promovimin e Shëndetit”

Në qendër të Dragashit u mbajt sot aktiviteti “Karvani për Promovimin e Shëndetit”, i cili kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për kujdesin shëndetësor dhe parandalimin e sëmundjeve kronike jo ngjitëse.

Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim ndërmjet Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Berisha” – Dragash dhe projektit AQH (Accessible Quality Healthcare), me mbështetjen e Komunës së Dragashit.

Gjatë ditës, qytetarëve iu ofruan shërbime falas shëndetësore, matje të parametrave bazë dhe këshilla profesionale nga stafi mjekësor dhe infermierët pjesëmarrës.

Në njoftimin e komunës theksohet se kujdesi për shëndetin e qytetarëve mbetet një përgjegjësi e përbashkët, që kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe komunitetit.

Express Kredi nga BiCredit

Më Shumë

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Lajmet e Fundit