9.6 C
Prizren
E hënë, 20 Tetor, 2025

Dogana ndalon mallra të padeklaruara, drogë dhe municion në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka zhvilluar disa aksione kontrolli gjatë fundjavës së kaluar në Pikën Kufitare Vërmicë–Morinë, ku janë sekuestruar mallra të padeklaruara, substanca narkotike dhe municion. Operacionet janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe njësitë hetimore përkatëse.

Sipas njoftimit, në një nga rastet, zyrtarët doganorë dhe policorë kanë ndaluar një udhëtar shtetas të huaj, tek i cili është gjetur 11.1 gramë substancë e dyshuar narkotike, e fshehur në xhaketë. Me urdhër të Prokurorisë kompetente, personi është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kontroll kanë asistuar njësia K9 dhe hetuesit doganorë, raporton PrizrenPress.

Në një rast tjetër, gjatë kontrollit të një automjeti në hyrje të Kosovës, janë zbuluar rreth 100 palë këpucë të padeklaruara, për të cilat udhëtari nuk posedonte dokumentacion përkatës. Dogana ka njoftuar se për këtë rast është iniciuar procedurë kundërvajtëse, ndërsa mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore.

Ndërkohë, gjatë një kontrolli tjetër në vijën e dytë të kufirit, është zbuluar një kuti e fshehur nën gomën rezervë të një automjeti, e cila përmbante 50 fishekë të kalibrit 9 mm, si dhe një cigare të mbushur me substancë të dyshuar marihuanë (0.58 gramë). Municioni dhe substanca janë konfiskuar, ndërsa rasti është proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

Dogana e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë me përkushtim kontrollet në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me qëllim të parandalimit të kontrabandës, trafikimit dhe çdo aktiviteti të paligjshëm që cenon sigurinë ekonomike dhe publike të vendit./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Vdes Sam Rivers, basisti i Limp Bizkit, në moshën 48-vjeçare

Sam Rivers, basisti dhe bashkëthemeluesi i grupit të njohur nu-metal Limp Bizkit, ka ndërruar jetë më 18 tetor 2025, në moshën 48-vjeçare. Lajmin e...

Fitoi bindshëm Malishevën, Kastrati tregon projektet e reja për qytetin

Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate ka fituar edhe një mandat si kryetar i Komunës së Malishevës, duke shmangur balotazhin.   https://prizrenpress.com/421746-2h/ Në emisionin “Fol me Arin” në...

Lajmet e Fundit