Sonte sfida evropiane: Bashkimi mysafir i Pallacanestro Reggiana-s në FIBA Europe Cup

Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, do të zhvillojë ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, ku këtë herë do të jetë mysafir i skuadrës italiane Pallacanestro Reggiana. Takimi zhvillohet sonte në Reggio Emilia, me fillim nga ora 20:00, raporton PrizrenPress.

Prizrenasit kanë udhëtuar në Itali me synimin për të dhënë maksimumin dhe për të reaguar pas humbjes në ndeshjen e parë, ku u mposhtën nga Cibona me rezultat 93:79. Nga ana tjetër, Reggiana e nisi garën me fitore në udhëtim ndaj Dijon-it, me shifrat 88:96, duke e bërë këtë përballje edhe më të vështirë për portokallezinjtë.

Ekipi i Bashkimit tashmë ka zhvilluar seancën stërvitore në Reggio Emilia, me atmosferë pune dhe përqendrim maksimal në prag të sfidës së sotme. Klubi ka bërë të ditur se skuadra është e motivuar dhe e bashkuar për të dhënë një performancë dinjitoze në arenën evropiane.

Klubi fton të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në Itali dhe përreth të jenë të pranishëm në palestrën Giulio Bigi për të dhënë përkrahjen e tyre për skuadrën e zemrës. “Le ta bëjmë atmosferën tonë — fuqishëm, me zemër dhe me zë!”, thuhet në njoftimin e Bashkimit./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë apelon te fermerët: Mos u bazoni në informata të pakonfirmuara për subvencionet e vitit 2026

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Malishevës ka njoftuar fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ende nuk e ka hapur afatin...

Zafir Berisha thotë se bashkëpunimi me Kurtin mund të tolerohet vetëm nëse Ramush Haradinaj bëhet president

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit