8.6 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Kapet gjysmë kilogrami kokainë në Vërmicë (FOTO)

Një rast i posedimit të paautorizuar i substancave narkotike është zbuluar mbrëmjen e së enjtes në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.

Siç njofton Dogana e Kosovës, rasti është evidentuar pas selektimit për kontroll të një automjeti që po hynte nga Republika e Shqipërisë në Kosovë. Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit në vijën e dytë, nën ulësen e shoferit është gjetur një qese najloni e tejdukshme që përmbante substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë rreth 500 gramë.

Express Kredi nga BiCredit

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë kontrollit trupor të personit të dyshuar është gjetur edhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar marihuanë, me peshë rreth 0.57 gramë.

Personi i përfshirë është arrestuar dhe rasti është dorëzuar për trajtim të mëtejshëm tek njësitet kompetente të hetimeve të Doganës dhe Policisë së Kosovës.

Njësia për hetime ka konfirmuar përmes testit fushor se substanca e sekuestruar është e llojit kokainë.

“Kontrolli i mëtejshëm i automjetit është kryer edhe përmes skanerit në bashkëpunim me autoritetet doganore të Republikës së Shqipërisë, ku nuk janë gjetur materiale të tjera të dyshimta. Drejtoria e Hetimeve të Doganës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të vazhdojë veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”.

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i ushqime

Mund të jetë një imazh i lëkurë

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Pritet të ketë vranësira interval...

Lajmet e Fundit