8.8 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Shaqir Totaj: Prizreni po bëhet gjithnjë e më i gjelbër – përuruam parkun e ri pas atij të Ortakollit

Në vazhdën e projekteve për gjelbërimin dhe krijimin e hapësirave të reja publike, sot në Prizren u përurua një tjetër park komunitar që do t’i shërbejë banorëve të lagjes “Lakuriq”, veçanërisht fëmijëve dhe të moshuarve.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se zhvillimi i një qyteti të gjelbër dhe të shëndetshëm ka qenë ndër prioritetet kryesore të qeverisjes lokale.

“Prizreni i gjelbër dhe shtimi i parqeve të reja në lagjet e qytetit ka qenë prioritet i yni që nga fillimi i mandatit. Sot jemi të lumtur që përuruam një tjetër hapësirë komunitare pas Ortakollit, që do t’iu shërbejë banorëve, në veçanti fëmijëve dhe të moshuarve” – u shpreh Totaj.

Ai theksoi se projektet për parqe e hapësira rekreative do të vazhdojnë edhe më me intensitet gjatë mandatit të ardhshëm.

“Do të vazhdojmë investimet në parqet e reja me intensitet të shtuar në mandatin e ri, sepse qytetarët e Prizrenit meritojnë një ambient më të pastër, më të gjelbër dhe më të bukur për të jetuar” – shtoi kryetari Totaj.

Kjo hapësirë e re pritet të shërbejë si vend i përshtatshëm për rekreacion, socializim dhe zhvillim të jetës komunitare, duke i dhënë qytetit edhe një vlerë të shtuar mjedisore dhe estetike.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Shqipjon Hoti shkruan histori: Kampion Kontinental IBO në peshën cruiser

Një tjetër sukses i madh për boksin shqiptar vjen nga ringu ndërkombëtar. Shqipjon Hoti është shpallur Kampion Kontinental IBO në peshën cruiser, pas një ndeshjeje...

Policia në Prizren thotë se në vitin 2025 veprat penale shënuan ulje prej 2.7%

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2025, aty ku thuhet se është shënuar një ulje prej...

Lajmet e Fundit