Artan Abrashi takon përfaqësuesit e tarikatit Melami në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e tarikatit Melami në teqen e tyre në Prizren.
Ai ka thënë se gjatë takimit është biseduar për vlerat shpirtërore, trashëgiminë kulturore dhe rolin e besimit në forcimin e harmonisë e bashkëjetesës në qytet.
“Sot pata kënaqësinë të takoj përfaqësuesit e tarikatit Melami në teqen e tyre në Prizren. Biseduam për vlerat shpirtërore, trashëgiminë kulturore dhe rolin që besimi ka në forcimin e harmonisë e bashkëjetesës në qytetin tonë. Faleminderit për mikpritjen dhe përkushtimin tuaj ndaj paqes dhe mirëkuptimit mes njerëzve”, ka shtuar  Abrashi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fatmir Limaj: Fitore! Faleminderit Malishevë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së kutive të votimit, duke shpallur fitoren në atë që historikisht konsiderohet si bastioni...

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit