9.6 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

Mediat tiranase: Shehi largohet nga Ballkani?!

Trajneri i Ballkanit, Orges Shehi, i ka paraqitur dorëheqjen drejtuesve të klubit suharekas. Ky është lajmi që vjen nga mediat tiranase të afërta me trajnerin në fjalë, derisa bëhet e ditur se ky i fundit tashmë është i vendosur që të largohet nga Superliga e Kosovës!

Panorama Sport ka bërë të ditur se Shehi (48) vendimin e tij ia ka komunikuar edhe lojtarëve të klubit të Ballkanit. Po e njëjta bën të ditur se ai së fundi ka qenë në “Niko Dovana” për ndeshjen Teuta – Partizani dhe nuk përjashtohet mundësia e tij për rikthim në Kategorinë Superiore.

Të njëjtën informatë e ka dhënë edhe TopChannel, duke shtuar se burimet e saja kanë konfirmuar që ka edhe vonesa në paga të lojtarëve!

Përndryshe, Ballkani vazhdon të jetë forcë në futbollin kosovar dhe ekipi suharekas është vetëm tre pikë larg kreut të tabelës, pozitë kjo që është aktualisht në dorë të Prishtinës lidere. Suharekasit këtë stinor në Superligë kanë arritur 6 fitore, 5 barazime dhe vetëm 2 humbje – kjo e fundit, në xhiron e fundit nga Drenica.

Për Shehin, mediat në fjalë kanë shkruar se nuk është çudi nëse përfundon shpejt te Partizani, Tirana, por aspak befasuese edhe te ekipi i qytetit të tij, Teuta. Nëse shikohen këto lëvizje, te Ballkani lehtë mund të lakohet një rikthim i mundshëm i Ismet Munishit, që javë më parë dha dorëheqje nga Dukagjini dhe sot është trajner i lirë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Sot pritet të lirohet nga spitali Astrit Isufi, i dyshuari për krimin e rëndë në Malishevë

palushi Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij në Malishevë pritet të lirohet nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale. Lajmin...

PDK feston në Prizren, Krasniqi e Totaj në shesh me prizrenasit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, gjendet sonte në Prizren ku edhe po feston bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj. Ata janë parë në qendër...

Lajmet e Fundit