Ylli bie përballë Borës

Golden Eagle Ylli pësoi humbjen e katërt këtë sezon në ProCredit Superligë, pasi u mposht nga Bora me rezultat 70:78 në javën e gjashtë. Kjo ishte fitorja e parë për prishtinasit në këtë edicion, raporton PrizrenPress.

Ylli nisi ndeshjen shumë mirë, duke realizuar një seri prej 7:0, por mysafirët shfaqën karakter dhe fituan çerekun e parë 16:18. Në periodën e dytë vazhduan me lojë të qëndrueshme, 14:19, për të shkuar në pushim me shifrat 30:37.

Në periodën e tretë, Bora ngriti epërsinë në 15 pikë, 30:45, dhe pas 30 minutash shifrat ishin 46:60. Edhe pse Golden Eagle Ylli tentoi rikthimin në dhjetë minutat e fundit, mysafirët ruajtën avantazhin dhe mbyllën ndeshjen me 70:78.

Te vendasit, Brandon Huffman kontribuoi me 15 pikë dhe 9 kërcime, ndërsa Tyler Cheese debutoi te Bora me 26 pikë.

Pas kësaj ndeshjeje, Golden Eagle Ylli ka 1 fitore e 5 humbje, ndërsa Bora regjistron 1 fitore e 4 humbje./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje – por Kosova mbrohet edhe me votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe zhvillimet...

Kandidatët e Vetëvendosjes takuan bizneset në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

Kandidatët e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, kanë zhvilluar një vizitë te bizneset përgjatë rrugës "Remzi Ademaj", ku prezantuan programin...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit