14.6 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Spitali i Prizrenit prezanton planin 100-ditor dhe projektet strategjike për vitin 2026

Të hënën, në ambientet e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, u mbajt takimi i Këshillit Profesional, ku drejtori ekzekutiv i institucionit, MSc. Osman Hajdari, prezantoi Planin 100-ditor të punës dhe projektet strategjike për vitin 2026.

Në takim morën pjesë kryesuesja e Këshillit Profesional, Dr. Fatmire Braha, anëtarët e Këshillit Drejtues – Dr. Shefki Xharra (UD drejtor mjekësor), Burbuqe Gashi (UD drejtoreshë e infermierisë) dhe Lumrim Murtezaj (UD drejtor i administratës dhe shërbimeve të përbashkëta) – si dhe shefat e reparteve, kryeinfermierët dhe udhëheqësit e njësive spitalore.

Express Kredi nga BiCredit

Drejtori Hajdari, në fjalën e tij hyrëse, falënderoi të gjithë stafin për angazhimin dhe kontributin e dhënë në përmirësimin e shërbimeve ndaj pacientëve.

“Ky plan i punës paraqet aktivitetet zhvillimore dhe infrastrukturore të realizuara dhe në proces realizimi gjatë periudhës Tetor–Dhjetor 2025, në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe udhëzimet e SHSKUK-së,” tha ai.

“Zbatimi i suksesshëm i këtij plani do të krijojë bazën për fazat e ardhshme zhvillimore në vitin 2026.”

Sipas prezantimit, projektet që janë aktualisht në zbatim përfshijnë: renovimin e Repartit të Pediatrisë dhe Internos; përmirësimin e Njësisë së Kujdesit Intensiv Qëndror dhe Njësisë Koronare; rikonstruksionin e sallave të Bllokut Kirurgjik; si dhe përmirësimin e kushteve në Repartin e Patologjisë.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Deri në fund të vitit, spitali synon të realizojë edhe: ndriçimin e jashtëm me sistem LED; riparimin dhe standardizimin e nyjeve sanitare në të gjitha repartet; riorganizimin e parkingut për staf, pacientë dhe urgjencë; si dhe vendosjen e dyerve të garazheve për autoambulanca.

Një pjesë e rëndësishme e planit përqendrohet në digjitalizimin e shërbimeve.

“Po punojmë në digjitalizimin e imazherisë, termineve dhe dokumentacionit, si dhe në monitorimin e disiplinës dhe orarit të punës,” u tha në takim.

Gjithashtu, është në proces edhe digjitalizimi i të dhënave laboratorike.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Në aspektin e pajisjeve dhe shërbimeve klinike, drejtori Hajdari njoftoi për funksionalizimin e sallës operative në Bllokun Kirurgjik; furnizimin me shtretër të rinj për Repartin e Dializës; si dhe blerjen e pajisjeve të reja për Pulmologji, Gjinekologji dhe MRI.

Në pjesën e dytë të takimit, u prezantuan projektet strategjike për vitin 2026, të cilat përfshijnë: renovimin dhe riorganizimin e reparteve Pediatri dhe Interno; ndërtimin dhe adaptimin e Emergjencës, Radiologjisë dhe aneksit të Administratës; riorganizimin e hapësirave të jashtme, parkingjeve dhe gjelbërimit; instalimin e sistemeve të reja të klimatizimit dhe ventilimit; ndërtimin e depos së Barnatores; renovimin e Bllokut Operativ, Fizioterapisë, Infektivës, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe Ambulancave DAT; inventarizimin e pajisjeve medicinale dhe administrative; si dhe projekte të veçanta për Spitalin “Nëna dhe Fëmijë”.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Dr. Shefki Xharra prezantoi vizionin strategjik të institucionit, ndërsa Burbuqe Gashi u fokusua në forcimin e kujdesit infermieror. Shefat e reparteve dhe kryeinfermierët paraqitën sfidat aktuale dhe dhanë propozime konkrete për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Më Shumë

Bexhet Xheladini, kryetari me më së shumti vota të diasporës

Bexhet Xheladini, kryetari i Dragashit është kandidati më i votuar nga diaspora në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Xheladini i Lidhjes Demokratike të Kosovës,...

Vidhet një armë në një shtëpi në Prizren, personin e dyshuar e vërejti kujdestarja

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Prizren, atje ku kujdestarja e shtëpisë kishte vërejtur se një person i dyshuar kishte...

Lajmet e Fundit