10.4 C
Prizren
E enjte, 20 Nëntor, 2025

Kryetari Latifi pret në takim Harry Bajraktarin dhe Rrustem Gecajn

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka theksuar se ishte nder i veçantë t’i pres dy figura të shquara të shoqërisë shqiptaro-amerikane, Harry Bajraktarin dhe Rrustem Gecajn.

Ai ka treguar se gjatë këtij takimi biseduan për rolin kyç të lobimit shqiptar në ShBA, kontributin e bashkëkombësve tanë atje dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit për avancimin e çështjeve me interes të përbashkët për Kosovën dhe për kombin tonë.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "BiCred?t SHPEJT, MIRE, DHE LIRE LIRE ÇKA KATKA MBETP ETPIKE ME BLE? ME KREDINE PERSONALE, MERR GJERAT E DO SOT. WWW.BICREDIT-KS.COM"

“Vlerësoj lart angazhimin e z. Bajraktari dhe z. Gecaj për kontributin e jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, nga mbështetja vendimtare për UÇK-në dhe proceset drejt lirisë e pavarësisë, deri te ndërtimi i institucioneve të shtetit të Kosovës dhe forcimi i pozitës së vendit tonë në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Ai ka theksuar se kontributi i tyre ka qenë i pazëvendësueshëm sidomos në konsolidimin e marrëdhënieve strategjike Kosovë-ShBA.

“Përmes lobimit të pandalshëm, lidhjeve të fuqishme me politikëbërës amerikanë dhe rolit të tyre në komunitetin shqiptaro-amerikan, ata kanë ndihmuar që zëri i Kosovës të dëgjohet qartë, drejtësisht dhe me dinjitet në Uashington. Faleminderit për vizitën dhe për punën e palodhshme në mbështetje të vendit tonë!”, ka shkruar Latifi.

 

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

May be an image of textMund të jetë një imazh i teksti

Më Shumë

Klasikja e femrave: Bashkimi pret Prishtinën sot në Prizren

Superliga e Femrave mbyll Xhiron e 7-të me një sfidë të madhe në Prizren, ku Bashkimi do të përballet me Prishtinën në një nga...

Dështon Qeveria “Konjufca 1”

Glauk Konjufca nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë kryeministër i Kosovës dhe për ta bërë kabinetin qeveritar. Marketing https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Lajmet e Fundit