10.6 C
Prizren
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025

Malishevë: U mbajt sesioni festiv “Atdheu ynë, amanet nga Zoti” në nder të 28 Nëntorit

Sot, në prag të festave të Nëntorit, në veçanti të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, u mbajt sesioni festiv “Atdheu ynë, amanet nga Zoti”, organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë dhe Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Malishevë.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Guncati, përfaqësues të Policisë së Kosovës, si dhe shumë pjesëmarrës të tjerë.

Në fjalën e tij, kryetari Kastrati foli për rëndësinë historike të 28 Nëntorit dhe lidhjen e kësaj date me momentet kyçe të kombit shqiptar. Ai theksoi rolin e UÇK-së dhe rëndësinë e fesë gjatë luftës, ndërsa për Malishevën tha se “komuna jonë është djep i vlerave patriotike dhe shpirtërore”, duke përmendur kontributin e dëshmorëve, familjeve të luftës, imamëve, mësuesve dhe të rinjve të këtij qyteti.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Guncati, në fjalën e tij kujtoi momentet historike të 28 Nëntorit ndër vite: ngritjen e flamurit nga Skënderbeu në vitin 1443, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, lindjen e komandantit legjendar Adem Jashari në vitin 1955, si dhe daljen e parë publike të UÇK-së më 28 Nëntor 1997.

Fjalë rasti mbajtën edhe Sead Paçarizi, kryetar i KBI-së në Malishevë, dhe Metush Kryeziu, kryetar i Degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, të cilët theksuan rëndësinë e 28 Nëntorit si datën më të madhe historike të shqiptarëve dhe simbol të përpjekjeve për liri dhe pavarësi.

Kumtesën kryesore e mbajti Orhan Bislimaj, kryeimam i KBI-së në Prizren. Ai foli për rëndësinë e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, për lindjen e Adem Jasharit, rolin e UÇK-së në luftën çlirimtare dhe përpjekjet e shqiptarëve në të gjitha trojet për liri dhe shtetësi.

Në fund, të gjithë folësit uruan popullin shqiptar për festat e Nëntorit dhe bënë thirrje për lirimin e krerëve të UÇK-së, të cilët, sipas tyre, po mbahen padrejtësisht në Hagë./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Abdixhiku kandidat për kryeministër, fton Limajn, PSHDK-në, PD-në e AKR-në për koalicion parazgjedhor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar sot në një konferencë për media se do të jetë kandidat i LDK-së për...

Laurinë Gashi në gjysmëfinale të Podgorica Junior European Cup 2025

Xhudistja kosovare Laurinë Gashi ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Podgorica Junior European Cup 2025 pas një performancë të shkëlqyer në çerekfinale, ku...

Lajmet e Fundit