Shoqata “Bereqeti” në Prizren ndihmon 45 familje me pajisje shtëpiake në prag të 28 Nëntorit

Shoqata humanitare “Bereqeti” në Prizren ka zhvilluar sot një aktivitet solidarizues me rastin e festave të 28 Nëntorit, duke shpërndarë pajisje të ndryshme shtëpiake për 45 familje në nevojë.

Qëllimi i këtij aksioni, siç u tha nga drejtuesit e shoqatës, është mbështetja e familjeve që përballen me vështirësi ekonomike dhe plotësimi i nevojave bazike për funksionimin e jetës së përditshme.

Drejtori i shoqatës “Bereqeti” në nivel vendi, Xheladin Fazliu, theksoi se aktivitetet e tilla synojnë të sjellin lehtësime për familjet më të prekura nga varfëria. “Ky aksion ka për qëllim të ndihmojë familjet që përballen me vështirësi ekonomike, duke u mundësuar pajisje bazike që i nevojiten çdo shtëpie”, u shpreh Fazliu, përcjell Telegrafi.

Ndërkaq, kryetari i degës së shoqatës “Bereqeti” në Prizren, Kurtish Hoxhaj, tha se përzgjedhja e përfituesve është bërë me kujdes, bazuar në gjendjen dhe nevojat e secilës familje.

Shoqata “Bereqeti” njoftoi se aktivitetet humanitare do të vijojnë edhe në të ardhmen, me synimin që sa më shumë familje të ndihen të mbështetura dhe të përfshira në atmosferën festive të 28 Nëntorit.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Lajmet e Fundit