Policia ka bërë të ditur se gjatë arrestimit, i dyshuari ka tentuar t’u ikë zyrtarëve policorë, por është ndaluar pas një ndjekjeje në një zonë.
“Rreth orës 02:40, Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar informacion për një incident zjarri në fshatin Ratkoc, në komunën e Rahovecit. Njësitet policore, në bashkëpunim me zjarrfikësit, kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku zjarri kishte përfshirë dhe djegur një autoambulancë të Qendrës së Mjekësisë Familjare të këtij fshati. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale edhe në objektin e QMF-së”.
“Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja në njerëz. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”. Në lidhje me rastin, Stacioni Policor në Rahovec ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore. Si rezultat i hetimeve në vendin e ngjarjes dhe provave të siguruara, është identifikuar një person i dyshuar, i cili për motive ende të panjohura dyshohet se i ka vënë flakën autoambulancës” thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bëri të ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
“Më vonë, falë veprimeve operative të zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor në Gjakovë, rreth orës 18:50, i dyshuari me inicialet H.H., mashkull i moshës madhore, është arrestuar. Gjatë arrestimit, i dyshuari ka tentuar t’u ikë zyrtarëve policorë, por është ndaluar pas një ndjekjeje në një zonë malore, në afërsi të pikës kufitare “Qafë Prush”. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren