3.5 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Rinumërimi zbardh manipulim industrial votash në Prizren

Rinumërimi i votave ka zbardhur manipulimin që është bërë në Qendrat Komunale të Numërimit. Devijim më i madh është evidentuar në Prizren, për llogari të kandidatëve të PDK-së.

Kampion është kandidati për deputet i kësaj partie, Fetah Paçarizi, të cilit i është përshkruar rrejshëm gati gjysma e votës së PDK-së së administruar deri tash.

Vjedhje industriale votash brenda llojit gjatë numërimit në Prizren, ka shpërfaqur procesi i rinumërimit të shtunën. Devijimet më të mëdha janë evidentuar te kandidatët e Partisë Demokratike, e cila udhëheq me këtë komunë.

Kliko videon: https://www.facebook.com/reel/777865204588606/?s=single_unit

Pas rinumërimit të gati gjysmës së kutive të votimit, rezulton se kandidati i PDK-së Fetah Paçarizi është kampion për kah votat që ka përfituar nëpërmjet abuzimit në Qendrën Komunale të Numërimit. Aty, gati gjysma e votës së kësaj partie i është përshkruar rrejshëm këtij kandidati për deputet. Nga 9,682 vota që i janë rinumëruar në këtë komunë PDK-së, rezulton se 3,926 i janë paraqitur rrejshëm Paçarizit.

Krijojmë webfaqe për biznese

Kandidatë të tjerë për llogari të të cilëve është vjedhur në Prizren, janë edhe eksponentë të PDK-së. Deputetit veteran Nait Hasani i janë përshkruar 2,156 vota më shumë, ish-ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, 1,518 vota, Arianit Çollakut 1,401, kandidates Luljeta Veselaj Gutaj 1,251 më shumë, ish-deputetit Fadil Demaku 861, ish-kryediplomatit Enver Hoxhaj 855 vota, e deputetit senior, Xhavit Haliti, 582 vota më shumë.

Pas PDK-së, devijimi më i madh i votës është evidentuar te kandidatët për deputetë të Lidhjes Demokratike. Nga 3,870 votat e kësaj partie që janë rinumëruar, rezulton se më së shumti ka përfituar kandidati Xhavit Uka, të cilit i janë përshkruar rrejshëm 972 vota, pasuar nga Driton Selmanaj të cilit i janë paraqitur 732 vota përtej atyre reale.

E, Lëvizjes Vetëvendosjes i janë rinumëruar 20,984 vota, ndërsa devijimi më i madh është te kandidati Arbër Rexhaj, të cilit në Prizren i janë përshkruar rrejshëm 436 vota, pasuar nga kandidatja Rea Krasniqi, së cilës i janë paraqitur 407 vota më shumë.

Express Kredi nga BiCredit

Rinumërimi ka zbuluar edhe viktimat e vjedhjes së bërë në qendrat komunale të numërimit.

Në nivel Kosove, 20 kandidatët që më së shumti janë prekur nga vjedhja brenda llojit, janë të Partisë Demokratike.

Viktimë më e madhe është nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, të cilit nuk i janë paraqitur 522 vota, pasuar nga Arian Tahiri, Përparim Gruda, Vlora Çitaku, Jehona Loxhaj, Eman Rrahmani, Mërgim Lushtaku, Abelard Tahiri, Arben Mustafa e Sala Jashari.

Bazuar në rinumërimin e deritashëm, në partitë e tjera, viktimave të vjedhjes në Qendrat Komunale të Numërimit nuk u janë hequr më shumë se 100 vota./Koha.net

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Gashi: Hoti dhe Selmanaj po e dëmtojnë rëndë LDK-në, dyshime serioze për manipulim votash në Prizren

Nderim Gashi, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prizren, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit brenda partisë duke adresuar kritika...

Totaj emëron Sead Arifin drejtor të Emergjencave dhe Sigurisë në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot Sead Arifin në pozitën e drejtorit të Emergjencave dhe Sigurisë. Arifi do të jetë përgjegjës...

Lajmet e Fundit