8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Iu “avulluan” mijëra vota, reagon Kujtim Gashi: Distancohem nga kjo praktikë!

Gashi theksoi se pavarësisht rëndësisë që ka rezultati zgjedhor, mbi të gjitha qëndron integriteti personal, politik dhe institucional. Ai shpreh shqetësimin për ndryshimet e vërejtura gjatë rinumërimit të votave, duke nënvizuar se distancohet plotësisht nga çdo veprim apo praktikë që mund të cenojë integritetin e procesit zgjedhor.

“Mbi çdo rezultat zgjedhor qëndron ruajtja e dinjitetit personal, politik dhe institucional. Rezultati ka rëndësinë e vet, por besimi në demokraci është themeli i çdo procesi të drejtë.

Si kandidat, kam ndjekur me shqetësim ndryshimet e vërejtura gjatë rinumërimit të votave, duke theksuar njëkohësisht se distancohem plotësisht nga çdo veprim apo praktikë që cenon integritetin e procesit zgjedhor. Çdo paqartësi dëmton besimin e qytetarëve dhe kërkon sqarim të plotë institucional”, ka shkruar Gashi.

Sipas tij, vetëm përmes sqarimit të plotë të çdo dileme dhe respektimit të vullnetit të votuesve deri në numërimin e kutisë së fundit mund të forcohet demokracia në vend.

“Kërkimi i transparencës dhe llogaridhënies është detyrim qytetar. Vetëm përmes sqarimit të plotë dhe respektimit të vullnetit të votuesit mund të forcojmë demokracinë dhe të heqim çdo dilemë deri në numërimin e kutisë së fundit.

Unë do të vazhdoj të qëndroj në anën e dinjitetit, drejtësisë dhe demokracisë, me përgjegjësi të plotë ndaj qytetarëve. Sepse politika nuk është vetëm rezultat, por edhe shembull”, ka shkruar Gashi.

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Peja 03 barazon serinë ndaj Bashkimit, tani gjithçka vendoset në finalen e shtatë

Peja 03 ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit me rezultat 65:60, në finalen e gjashtë të Play-Off-it në Superligën e Kosovës për femra,...

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Liridon Rexhës, familja kërkon mbështetje financiare

Familja e Liridon Rexhës ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, pas një periudhe trajtimi tre-mujor me kimioterapi dhe imunoterapi...

Lajmet e Fundit