2.8 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Komuna e Malishevës me shumicë votash miraton buxhetin për vitin 2026

Kuvendi Komunës së Malishevës, sot në mbledhje të jashtëzakonshme me shumicë votash ka miratuar buxhetin për vitin 2026/ 2028, përkatësisht për vitin 2026.

Në një seancë të mbledhjes të jashtëzakonshme u diskutuan prioritetet zhvillimore dhe orientimet kryesore financiare të komunës.

Krijojmë webfaqe për biznese

Me këtë rast, fjalë rasti mbajti kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, i cili theksoi se buxheti i vitit 2026 është i orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm, përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe realizimit të projekteve kapitale me interes të përgjithshëm.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Ai vuri në pah rëndësinë e planifikimit të përgjegjshëm buxhetor dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për zbatimin e suksesshëm të tij.

Ndërkaq, drejtori për Buxhet dhe Financa, Belrim Thaçi, prezantoi detajet e buxhetit të miratuar, duke shpjeguar strukturën e të hyrave dhe shpenzimeve, si dhe ndarjet buxhetore për sektorë të ndryshëm.

Ai theksoi se buxheti është hartuar në përputhje me nevojat reale të komunës dhe me prioritetet e përcaktuara në planet zhvillimore. Miratimi i buxhetit për vitin 2026 u konsiderua një hap i rëndësishëm për vazhdimin e projekteve ekzistuese dhe nisjen e iniciativave të reja në shërbim të qytetarëve të Malishevës.

Po në këtë mbledhje dha betimin edhe asamblisti nga radhet e Partisë Demokratike dega në Malishevë, Albrim Morina.

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Dy raste të hetimit të vdekjes në Prizren, trupat dërgohen për obduksion

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të hetimit të vdekjes, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në territorin e...

Rahovec: Punime të përkohshme në rrugën “Dëshmorët e Pashtrikut”

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Rahovecit ka njoftuar se nesër, nga orët e hershme të mëngjesit, do të zhvillohen punime në rrugën...

Lajmet e Fundit