0.2 C
Prizren
E mërkurë, 21 Janar, 2026

Aktivistë të LDK-së në Prizren akuzojnë kryetarin e degës, Driton Selmanaj, për manipulim votash

Një grup aktivistësh të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren kanë zhvilluar sot një aksion simbolik në hyrje të zyrës së degës së kësaj partie, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj drejtimit aktual dhe duke ngritur akuza për degradim të subjektit politik dhe manipulim të votave.

Në emër të grupit të aktivistëve, Salajdin Fanaj tha se aksioni kishte për qëllim të demonstronte pakënaqësinë e tyre si aktivistë, siç u shpreh ai, “të devotshëm ndaj LDK-së”, ndaj kryetarit të degës në Prizren, Driton Selmanaj.

Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/2423652141385870

“Sot, në mënyrë simbolike, erdhëm për të demonstruar pakënaqësinë tonë ndaj kryetarit të degës së partisë në komunën tonë, për degradimin e vazhdueshëm të subjektit politik, ndërsa së fundi jemi damkosur edhe me manipulimin e votave”, tha Fanaj.

Krijojmë webfaqe për biznese

Sipas tij,  manipulimi i votave është një dukuri shqetësuese që, sipas tij, ka prekur kandidatët e të gjitha partive politike në Prizren, por se për aktivistët e LDK-së është veçanërisht e papranueshme që, sipas pretendimeve të tyre, në këtë proces të jetë përfshirë edhe partia e tyre.

Aktivistët kanë vendosur afishe në hapësirat e LDK-së në Prizren, me mesazhe kritike ndaj Selmanajt dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në disa prej tyre shkruhej: “Driton ik! Merri me vete edhe servilët dhe numruesit” dhe “Vota nuk është plaçkë!”

Pakënaqësitë lidhen me zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku Driton Selmanaj ishte kandidat për deputet. Aktivistët pretendojnë se gjatë procesit të rinumërimit të votave janë evidentuar parregullsi, duke akuzuar disa komisionerë zgjedhorë për manipulim të votës në favor të kandidatëve të tjerë, të cilët ata i identifikojnë si “TW”.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

“Është për keqardhje manipulimi me vota i kandidatëve të të gjitha partive në Prizren, por për ne është e papranueshme që pjesë e kësaj dukurie të shëmtuar dhe antiligjore të jetë edhe LDK-ja”, tha ai.

Fanaj bëri thirrje për një riorganizim të përgjithshëm të degës së LDK-së në Prizren, duke kërkuar, sipas tij, përfshirjen e njerëzve të ndershëm dhe me kredibilitet.

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

“Kërkojmë një riorganizim të përgjithshëm të këtij subjekti politik në Prizren, me njerëz të ndershëm dhe kredibil, që do t’u shërbejnë interesave të qytetarëve, jo interesave personale”, deklaroi ai.

Pas vendosjes së mbishkrimeve, grupi i aktivistëve u shpërnda pa incidente. Megjithatë, ata nuk e përjashtuan mundësinë e zhvillimeve të reja në ditët në vijim, nëse, sipas tyre, shqetësimet e ngritura nuk adresohen nga drejtuesit e degës së LDK-së./PrizrenPress.com/

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Bohanon e Bashkimit me performancë të jashtëzakonshme, shpallet MVP

Në xhiron e trembëdhjetë, më e dalluara te Bashkimi ishte Nicole Bohanon, e cila shënoi 27 pikë, duke shtuar edhe 11 kërcime dhe 3...

Vjedhjet brenda llojit – Cilëve kandidatë iu hoqën më së shumti vota pas rinumërimit në Prizren?

Ka përfunduar rinumërimi i votave të 235 vendvotimeve të komunës së Prizrenit, rinumërim të cilin e kishte kërkuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas dyshimeve...

Lajmet e Fundit