5.9 C
Prizren
E shtunë, 24 Janar, 2026

Zjarrfikësit e Suharekës përfitojnë pajisje të reja nga mërgimtarët në Zvicër

Njësia e Zjarrfikësve në Komunën e Suharekës është pajisur me veshmbathje dhe pajisje të reja falë një donacioni të vlefshëm nga bashkatdhetari Albin Morina nga Reshtani, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur mirënjohjen e tij të veçantë për këtë kontribut, duke theksuar se mbështetja e mërgimtarëve është thelbësore në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e sigurisë publike në komunë.

Donacioni është realizuar falë bashkëpunimit të Morinës me kompaninë e transportit “Gani Transport”, e cila ka mundësuar bartjen e pajisjeve nga Zvicra në Suharekë.

Komuna e Suharekës po vazhdon investimet në përmirësimin e kushteve të punës për Njësinë e Zjarrfikësve, ndërsa së shpejti pritet edhe funksionalizimi i objektit të ri për zjarrfikësit, me synimin e ofrimit të shërbimeve më efikase dhe rritjes së gatishmërisë në raste emergjente.

Muharremaj ka falënderuar Albin Morinën dhe të gjithë mërgimtarët, të cilët përmes kontributit dhe përkushtimit të tyre vazhdojnë të ndihmojnë zhvillimin dhe mirëqenien e vendlindjes./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Veç në dy klasë dolën 200 vota të keqpërdorura/ Si u evidentuan vjedhjet në Prizren

Eugen Cakolli nga KDI, ka treguar në “Frontal” të T7, se KQZ e ka një moster kur vendosë për rinumërim të votave. Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/4294222634125257 Ai tha...

“E privoi nënën nga jeta duke e rrahur”, detaje nga rasti tragjik në Restelicë të Dragashit

Lidhur me ngjarjen tragjike në Restelicë të Dragashit, është deklaruar edhe Prokuroria e Prizrenit. Në njoftimin e organit të akuzës, thuhet se F.B e ka...

Lajmet e Fundit