8.8 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Arrestimi i kryesuesit të KKZ-së në Prizren, avokati Gjini: Veprim i paligjshëm

Kryesuesi i KKZ-së në Prizren ndalohet për intervistim, mbrojtja pretendon shkelje ligjore
Kryesuesi i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Prizren, Nysret Bytyqi është arrestuar dhe po intervistohet nga Prokuroria në lidhje me manipulimin e votave në këtë komunë.

Krijojmë webfaqe për biznese

Avokati Blend Gjini, për KALLXO.com e ka konsideruar të jashtëligjshëm arrestimin e tij.Kjo për shkak se sipas avokatit, nuk ka pasur ankesa drejtuar Bytyqit nga asnjëra nga partitë politike gjatë procesit të numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit.

“Sot në ora 10 të mëngjesit kemi pasur deklaratën me dhënë në Polici, domethënë ky si kryetar sepse ka qenë përgjegjë kryesor për këto zgjedhje prej KKZ-së. Domethënë për shkak të mosveprimit të tij që i ka parë këto parregullësi, nuk ka vepruar, nuk ka reaguar. E ndërkohë klienti im asnjë ankesë nuk ka pasur nga subjektet politike, qoftë PDK-ja, AAK-ja, LDK-ja, Vetëvendosje”- ka thënë Gjini, duke shtuar se Bytyqi po paragjykohet si kryetar i KKZ-së.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Sipas tij, për shkak të kësaj edhe i mbrojturi i tij është arrestuar.“Po presim edhe pak, po unë e mendoj si avokat që përfaqësoj këtë kryetarin e KKZ-së, është arrestimi i kundërligëm se asnjë nga subjektet politike nuk është ankuar për ndonjë paregull”- tha tutje Gjini.

Për shkak të manipulimit me vota në Prizren, janë lëshuar 109 vendime për ndalime 48 orëshe nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Ndaj 23 prej tyre është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.Kjo Prokurori gjatë 29.01.2026 ka njoftuar se po vazhdon hetimet për grupin e dytë të të dyshuarve.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Gjendet i vdekur Alush Kastrati nga Rahoveci

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin për...

Arrestohen në Prizren dy të dyshuar për fajde, viktimës kërkuan t’ia marrin pronat në vlerë 1 milion euro

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore, sipas autorizimit nga Prokuroria...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit