10.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

AME: Prizreni është zonë sizmogjene aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se mbrëm në orën 22:05 territori i Kosovës, përkatësisht zona juglindore Prizren–Shtërpcë, është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter dhe intensitet VI ballë të shkallës së Merkalit.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Sipas AME-së, tërmeti ka pasur thellësi hipoqendrore prej rreth 5 kilometrash, ndërsa epiqendra është lokalizuar rreth 23 kilometra në lindje të Prizrenit, me koordinata gjeografike 42.144 dhe 20.985.

“Tërmeti është ndier dukshëm nga qytetarët në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe, për shkak të forcës së tij, ka pasur potencial për të rrezikuar qytetarët dhe për të shkaktuar dëme materiale të lehta” thuhet në njoftimin e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.

Krijojmë webfaqe për biznese

Agjencia ka theksuar se kjo ngjarje konfirmon se zona e Prizrenit është zonë sizmogjene aktive, ashtu siç parashihet edhe në Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovën.

“Deri në këto momente, nuk ka raportime zyrtare për dëme serioze apo persona të lënduar, ndërsa institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe po e monitorojnë situatën në vazhdimësi”.

AME u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të informohen vetëm nga burime zyrtare, ndërsa në rast të lëkundjeve të tjera të qëndrojnë larg dritareve dhe objekteve që mund të bien, të strehohen nën tavolina të forta ose pranë mureve mbajtëse dhe pas lëkundjeve të dalin me qetësi në hapësira të hapura.

Po ashtu, qytetarët këshillohen të mos përdorin ashensorët, të shmangin lëvizjet e panevojshme me automjete, të kontrollojnë banesat për dëmtime eventuale dhe të ndihmojnë personat në nevojë.

Për emergjenca, qytetarët mund të kontaktojnë numrat 112, 193 dhe 192, të cilët janë në dispozicion 24 orë në ditë. /Telegrafi/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku...

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Lajmet e Fundit