Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka arritur akreditim institucional 5-vjeçar, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe konsolidimin e arsimit të lartë në Kosovë.
Vlerësimi maksimal është rezultat i raportit të ekspertëve ndërkombëtarë, i cili u miratua nga bordi i Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) në mbledhjen e mbajtur më 23 shkurt 2026, duke i dhënë universitetit kredibilitet të plotë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe duke vlerësuar standardet e larta të cilësisë akademike, menaxhimin, infrastrukturën dhe proceset administrative.

Kjo arritje reflekton angazhimin e vazhdueshëm të stafit akademik dhe administrativ, përkushtimin e studentëve, kontributin e menaxhmentit të universitetit, si dhe mbështetjen dhe besimin e dhënë nga partnerët. Bashkëpunimi i të gjithë komponentëve të universitetit ka fuqizuar standardet akademike dhe përmirësuar proceset institucionale, duke krijuar një themel të fortë për zhvillim të qëndrueshëm dhe avancim institucional.
Menaxhmenti i universitetit vlerëson dhe falënderon kontributin e Agjencia Kosovare për Akreditim (AKA) dhe të Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) për procesin profesional, transparencën dhe vlerësimin korrekt institucional.
Ky akreditim ofron mundësi të reja për avancimin e programeve akademike, kërkimin shkencor, bashkëpunimet ndërkombëtare dhe modernizimin e proceseve arsimore, duke afirmuar Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren si një institucion të besueshëm dhe me standarde të larta arsimore.
Universiteti vazhdon angazhimin për të ofruar arsim cilësor, për të zhvilluar kapacitetet e stafit dhe studentëve, dhe për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë përmes arsimit të lartë profesional dhe kërkimit shkencor.
Marketing
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
