9.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Sonte finalja e madhe e Sanremos 2026, 30 artistë në garë për trofeun

Teatri Ariston ka hapur dyert për aktin e fundit të edicionit të 76-të të Festivalit të Sanremos. Mbrëmja e së shtunës, 28 shkurt, shënon kulmin e garës me 30 artistë në konkurrim për çmimin e madh.

Prezantimi i spektaklit i është besuar Carlo Contit dhe Laura Pausinit, të shoqëruar nga gazetarja Giorgia Cardinaletti.

Rikthimi i Andrea Bocellit

Finalja sjell emocione të veçanta me rikthimin e Andrea Bocellit si i ftuari i nderit, shtatë vjet pas paraqitjes së tij të fundit në këtë skenë prestigjioze. Tenori toskan do të interpretojë hitin e tij të pavdekshëm “Con te partirò”, në një homazh për prezantuesin legjendar Pippo Baudo, një nga figurat që besoi në talentin e tij në fillimet e karrierës.

Bocelli feston gjithashtu 30-vjetorin e albumit “Romanza”, një nga disqet më të shitur në historinë e muzikës italiane.

Mbrëmja e madhe është pasuruar edhe me emra të tjerë të njohur të skenës ndërkombëtare si Tiziano Ferro, Eros Ramazzotti dhe Alicia Keys, duke e kthyer finalen në një festë të madhe muzikore që pritet të ndiqet nga miliona shikues.

Si do të zgjidhet fituesi?

Sistemi i votimit përfshin:

Televotimin – 34%

Jurinë e shtypit, TV dhe web – 33%

Jurinë e radios – 33%

Fillimisht do të shpallen pesë këngët më të mira, të cilat më pas do të rikthehen në skenë për një interpretim të dytë dhe do të përballen me gjykimin përfundimtar të tre jurive.

Në fund të mbrëmjes do të shpallet fituesi i Festivalit të Sanremos 2026, së bashku me katër pozicionet e tjera në renditjen finale, duke mbyllur kështu një edicion të mbushur me emocione, surpriza dhe performanca spektakolare./KultPlus.com

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Njihuni me policët e lagjes tuaj në Prizren dhe Suharekë

Policia e Kosovës po vazhdon iniciativën për prezantimin e policëve të lagjeve në të gjitha zonat, me qëllim ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit me...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe infermieri nga Dragashi

Ka ndërruar jetë infermieri, humanisti dhe veterani i UÇK-së nga fshati Bresanë i Dragashit, Qerim Salihu. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës...

Lajmet e Fundit