14.9 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Gjimnazistët e “Hamdi Berisha” në garë me katër projekte në nivel vendi

Nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë do të përfaqësohen me katër projekte në një garë ku marrin pjesë 40 shkolla nga e gjithë Kosova.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, priti në një takim Mirushe Krasniqi-Buzhala, Besa Kryeziu-Ramaj, nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha”, si dhe Isuf Morina nga Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Malishevë.

Sipas njoftimit të komunës, ata drejtpërdrejt e njoftuan kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastratin, ku e shoqëronte shefja e kabinetit, Blerta Krasniqi, që po punojnë për katër projektet e ku do të jenë në garë mes 40 shkollave në nivel të Kosovës.

“Projektet përqendrohen në mbrojtjen e mjedisit, aktivitete bamirësie, si dhe në kreacione arti e kulture me qëllim vetëdijesimin e shoqërisë”, theksohet në njoftim.

Kryetari Kastrati shprehu mbështetjen e plotë për këto iniciativa, duke iu uruar suksese nxënësve dhe mësimdhënësve në këtë garë të rëndësishme dhe duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me bizneset dhe qytetarët e komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Lajmet e Fundit