Banorët e lagjes “Ortakoll” në Prizren në qendër të nismës për përmirësimin e hapësirave publike

Organizata “EC Ma Ndryshe” ka filluar zbatimin e një nisme të re të quajtur “One Wish For My Street” (“Një dëshirë për rrugën time”), e cila synon mbledhjen e kërkesave dhe shqetësimeve të komuniteteve në vendbanimet e tyre përmes aktiviteteve interaktive me banorët.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në hapjen e nismës, aktiviteti u zhvillua në lagjen “Ortakoll”, duke përfshirë rrugët “Ali Hadri”, “Alush Kryeziu” dhe “Bekim Berisha-Abeja”. Banorët patën mundësinë të shprehin komentet dhe dëshirat e tyre duke përdorur hartën e lagjes dhe metoda interaktive.

Pjesëmarrës në takimet spontane ishin nxënës, të rinj, gra dhe pensionistë, të cilët evidentuan problemet kryesore të komunitetit. “Ndriçimi i pamjaftueshëm publik, mungesa e parkingjeve, nevoja për shtigje të sigurta për biçikleta, vendkalime shtesë për këmbësorët, mbeturinat dhe prania e qenve endacakë” ishin disa nga shqetësimet më të përmendura. Një kërkesë specifike lidhej edhe me zëvendësimin e gypave të ujësjellësit nga azbesti në plastikë.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

 

Nisma synon të forcojë lidhjen mes qytetarëve dhe komunitetit, duke i dhënë zë kërkesave të banorëve dhe duke ndihmuar në ndërtimin e një qyteti më gjithëpërfshirës. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Public Spaces 4 All”, i mbështetur nga Qeveria Gjermane dhe Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO), përmes GIZ Kosova. /Telegrafi/

Më Shumë

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Lajmet e Fundit