13.7 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Totaj kujton intelektualin prizrenas Xhemil Doda në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përkujtuar me nderim 50-vjetorin e ndarjes nga jeta të intelektualit dhe atdhetarit të shquar prizrenas Xhemil Doda.

Në një mesazh përkujtimor, Totaj theksoi se Doda ishte një figurë shumëdimensionale e jetës kulturore dhe intelektuale shqiptare, i lindur në Prizren dhe i arsimuar në Tiranë si dhe në Torino, ku kreu studimet në Akademinë Ushtarake.

Sipas tij, Doda shquhej për një aktivitet të gjerë në shumë fusha: si ushtarak i karrierës, profesor i biologjisë në Gjimnazin “Gjon Buzuku”, përkthyes në Kuvendin Komunal, por edhe si dramaturg, romancier, tregimtar, poet, përkthyes nga disa gjuhë evropiane, aktor, regjisor dhe violinist në SHKA “Agimi”.

“Me veprën dhe angazhimin e tij në kulturë, teatër, letërsi e muzikë, ai kontribuoi në ruajtjen dhe zhvillimin e jetës kulturore shqiptare në Prizren dhe më gjerë, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar artistike e intelektuale”, thuhet në mesazhin e Totajt.

Megjithatë, kryetari i Prizrenit theksoi se jeta e Dodës nuk ishte e lehtë, pasi për shkak të bindjeve të tij atdhetare ai u përndoq dhe u largua nga institucionet ku shërbente, duke përjetuar periudha të gjata papunësie dhe margjinalizimi.

“Edhe në rrethana të tilla, Xhemil Doda nuk u dorëzua kurrë: vazhdoi të krijojë, të shkruajë, të përkthejë dhe të kontribuojë në kulturën shqiptare, duke dëshmuar se idealizmi dhe dashuria për atdheun janë më të forta se çdo padrejtësi”, theksohet në mesazh.

Në përfundim, Totaj theksoi se figura dhe vepra e Xhemil Doda mbeten një kujtesë e gjallë e dinjitetit, talentit dhe përkushtimit ndaj kombit. “U prehtë në paqe”, përfundon mesazhi përkujtimor./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Ish-zëvendësministri Hoxha: Kosova është në krah të SHBA-së, s’ka vend për panik se mund të ketë sulme

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, në një prononcim për FrontOnline është deklaruar lidhur me thirrjet në rrjetet sociale ku disa përdorues serbë...

Arrestohet në Prizren një i kërkuar për vrasje, kishte qenë në arrati prej vitesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për disa vepra penale, përfshirë edhe vrasjen, i cili kishte qenë në arrati për disa...

Lajmet e Fundit