Punimet për renovimin e plotë të Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa aktualisht po punohet në rregullimin e hapësirave të jashtme të objektit.
Ecurinë e projektit nga afër e ka përcjellë Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ajlin Shishko Hajdari, e cila është njohur me zhvillimet e fundit në terren, raporton PrizrenPress.

“Punimet për renovimin e plotë të Qendrës Sportive ‘Sezai Surroi’ po i afrohen përfundimit. Aktualisht po zhvillohet faza finale në ambientet e jashtme të saj”, thuhet në njoftimin e komunës.
Në njoftim bëhet e ditur se projekti është duke u realizuar sipas planifikimit, ndërsa përfundimi i tij pritet të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive në qytet./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

