14.2 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

24 orë punë në Prokurorinë e Prizrenit: Pesë të arrestuar dhe 26 aktakuza të ngritura kundër 33 personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar angazhimin e saj gjatë 24 orëve të fundit në luftën kundër kriminalitetit, duke proceduar dhjetëra raste në rajonin e Prizrenit.

Përmes një komunikate zyrtare, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë të ditur se, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar për 48 orë pesë persona të dyshuar në tri raste të ndara. Ndërkohë, sa i përket ndjekjes penale, institucioni njofton se ka zgjeruar frontin e aktakuzave

“Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëzet e gjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetë e tre (33) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në raportin zyrtar të këtij institucioni.

Lidhur me ndalimet e fundit, Prokuroria ka specifikuar se dyshimet mbi të arrestuarit rëndojnë për vepra që variojnë nga sulmi ndaj zyrtarëve deri te lëndimet e rënda trupore.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
2 persona: Sulmi ndaj personit zyrtar, Kanosja dhe Vjedhja e pyllit (në bashkëkryerje).
2 persona: Lëndimi i rëndë trupor (në bashkëkryerje).
1 person: Kanosja.

Aktakuzat e ngritura (26 aktakuza kundër 33 personave):

Deklarimet e rreme: 4 aktakuza kundër 4 personave.
Kanosja: 3 aktakuza kundër 4 personave.
Vjedhja: 2 aktakuza kundër 2 personave.

Kalimi i paautorizuar i kufirit dhe Falsifikimi i dokumenteve: 1 aktakuzë kundër 4 personave.

Lëndimi i lehtë trupor dhe Armëmbajtja pa leje: 1 aktakuzë kundër 3 personave.
Siguria në vendin e punës: 1 aktakuzë për asgjësimin apo dëmtimin e pajisjeve mbrojtëse.

Krimet mjedisore dhe pronësore: Uzurpimi i ligjshëm i pronës, ndërtimi pa leje, ndotja dhe degradimi i mjedisit.

Veprat tjera: Ngacmimi, Keqpërdorimi i besimit, Mashtrimi, Vetëgjyqësia, Vjedhja e shërbimeve, Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës, dhe Ngasja në gjendje të dehur.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Bashkimi kampion i Kosovës në Ligën U18

Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në Ligën U18 për vajza, duke kurorëzuar sezonin me titull pas fitores në ndeshjen e tretë të “Play-off”-it,...

Në Suharekë përkujtohet atdhetari Fadil Vata

Në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës është përkujtuar sot atdhetari Fadil Vata, në 36-vjetorin e ndarjes nga jeta. Me këtë rast, pranë varrit të tij...

Lajmet e Fundit