Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë.

Ai ka theksuar se kandidimi i tij vjen me përgjegjësi dhe besim në vizionin për një Kosovë më të zhvilluar dhe më dinjitoze.

“Me përgjegjësi të plotë dhe besim në vizionin për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më dinjitoze, ju njoftoj se jam kandidat për deputet të Parlamentit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Prizren”, ka deklaruar Bellanica, raporton PrizrenPress.

Ai ka shtuar se përvoja e tij shumëvjeçare në arsim, jetën publike dhe strukturat e AAK-së e motivon për përfaqësim institucional.

“Pas shumë vitesh angazhimi në arsim, jetë publike dhe strukturat e AAK-së, besoj se ka ardhur koha që përvoja, përkushtimi dhe zëri ynë qytetar të përfaqësohen fuqishëm në institucionet e vendit”, shtoi ai.

Bellanica, i cili është edhe kryetar i Degës së AAK-së në Prizren, ka theksuar se do të vazhdojë të punojë afër qytetarëve dhe në shërbim të interesit të përgjithshëm.

“Si kryetar i Degës së AAK-së në Prizren, do të vazhdoj të punoj me ndershmëri, afër qytetarëve dhe në shërbim të interesit të përgjithshëm”, ka theksuar ai.

Në fund, ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen këtij rrugëtimi politik.

“Ftoj të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët dhe qytetarët që të bashkohemi në këtë rrugëtim për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Për një Kosovë me dinjitet!”, ka përfunduar Bellanica./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Të rinjtë e Lirisë “shkatërrojnë” Albionët me rezultat të thellë 10:0

Futbollistët e rinj të Shkollës së Futbollit Liria U15-B kanë shënuar fitore bindëse sot ndaj Shkollës së Futbollit Albionët U15 me rezultat të thellë...

Totaj tallet keq me Bahtirin, publikon një video të sikletshme të kandidat të VV-së: Kaqorri apo Çakorri?

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është tallur me kandidatin e VV-së për deputet, Agim Bahtrti. I pari i Prizrenit ka shpërndarë një video...

Lajmet e Fundit