Në Malishevë është mbajtur konsultim publik me qytetarë për projektin “Ndërtimi i shtigjeve përgjatë lumit Mirusha”, i cili synon zhvillimin e infrastrukturës rekreative dhe turistike përgjatë lumit.
“Ky projekt është planifikuar të realizohet me financim nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe përmes aplikimit për mbështetje nga donatorët dhe programet zhvillimore”, tha drejtori i Urbanizmit, Avdi Moria, raporton PrizrenPress.

Ai theksoi se projekti konsiderohet ndër më të rëndësishmit për infrastrukturën dhe mjedisin në komunë.
“Ky projekt është ndër projektet më kapitale infrastrukturore dhe të mjedisit pas projektit të parkingut nëntokësor dhe sheshit të qytetit”, u shpreh Moria.
Sipas prezantimit, projekti parasheh ndërtimin e shtigjeve për ecje dhe çiklizëm, gjelbërim, ndriçim publik dhe krijimin e hapësirave moderne për qytetarët përgjatë lumit Mirusha.
“Projekti ‘Ndërtimi i shtigjeve përgjatë lumit Mirusha’ është në përputhje me PZHK-në. Projekti përfshin shtigjet e lumit nga ura e qytetit deri te ura e transitit në gjatësi 690 m”, thuhet në njoftim.

Në konsultim publik, qytetarët dhe palët e interesit kontribuuan me diskutime, pyetje dhe ide për projektin, ndërsa ekipi profesional iu përgjigj interesimeve të pjesëmarrësve.
Sipas komunës, projekti pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin urban, turistik dhe mjedisor të qytetit./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren