Posta e Kosovës dhe Komuna e Mamushës dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Posta e Kosovës – Regjioni i Prizrenit dhe Komuna e Mamushës janë pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e kësaj komune.

Menaxheri i Postës së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Liri Ramadani, tha se thellimi i bashkëpunimit me institucionet lokale mbetet i rëndësishëm për avancimin e shërbimeve postare dhe rritjen e efikasitetit për qytetarët.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç. Në këtë takim u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Postës së Kosovës dhe Komunës së Mamushës”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Sipas tij, kryetari i Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç, është shprehur i kënaqur me cilësinë e shërbimeve që Posta e Kosovës ofron për qytetarët e kësaj komune.

“Ai, gjithashtu, tregoi gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, gjithmonë në funksion të përmirësimit të shërbimeve dhe në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve”.

Menaxheri Ramadani, në emër të Postës së Kosovës, ka falënderuar kryetarin Krasniç për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për gatishmërinë e treguar për zgjerimin e këtij bashkëpunimi, me fokus të veçantë në fuqizimin dhe avancimin e zyrës postare në Mamushë./PP/

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i ?skuter, seguej dhe ?teksti që thotë "?Trotinet Elektrik MK085 BRUNOTECH R HblmuK3pa? ? ledsien ?? Fugia 50OW 329.00€ 249,00€ 20.75€ x 12 Muaj Deri 35km " ? CC Mbushjawshpsjti 3-4 Orö Rrota 10" Pesha 120kg 120kg BRENTONI -HOME Aftesi ngjitjeje derini16 0-715" +383 (0)48 328 260 +383 [?)48 433 200?"??Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

Diskutohet zbatimi i sistemit elektronik SMIL në Prokuroria Themelore në Prizren

Në kuadër të monitorimit të zbatimit të Rregullores Nr. 03/2021 për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik (SMIL), Grupi Punues i kryesuar nga Visar...

Lajmet e Fundit