Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për zgjedhjet e 7 qershorit.
Gjini ka bërë të ditur se fillimisht, së bashku me strukturat e degës së Aleancës në Prizren, kanë koordinuar hapat organizativë dhe aktivitetet zgjedhore, ndërsa më pas kanë zhvilluar takime të drejtpërdrejta me qytetarët në Shadërvan.
“Sot takimet tona me qytetarët i vazhduam në Prizrenin e historisë dhe traditës. Bashkë me kolegët e degës së Aleancës në këtë komunë, koordinuam hapat dhe përgatitjet konkrete për 7 qershorin”, ka njoftuar Gjini, raporton PrizrenPress.

Ai ka theksuar se gjatë takimeve me qytetarët është prezantuar programi për zhvillimin e vendit.
“Derisa pastaj në Shadërvan, vazhduam me takime të drejtpërdrejta me qytetarët për të shpalosur planin tonë për zhvillimin e vendit”, ka shtuar ai.
Sipas Gjinit, aktivitetet në Prizren janë përmbyllur me një takim me të rinjtë, ku është diskutuar për perspektivën dhe mundësitë për gjeneratat e reja në Kosovë.
“Diskutuam për të ardhmen, për hapësirat që duhet t’i krijojmë së bashku dhe për një Kosovë që nuk i përcjell të rinjtë e saj, por i mban fort, duke u dhënë mundësi zhvillimi në çdo sektor”, ka deklaruar ai.
Në fund, Gjini ka falënderuar qytetarët e Prizrenit për mbështetjen dhe mikpritjen.
“Faleminderit Prizren për mikpritjen dhe frymëzimin!”, ka përfunduar ai./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
