Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika të rendit të ditës me rëndësi për funksionimin e komunës.
Sipas njoftimit të komunës, mbledhja nisi me debat jashtë rendit të ditës, ku asamblistët ngritën çështje të ndryshme, ndërsa më pas u miratua rendi i punës dhe u zhvillua diskutimi për pikat e parapara.
Në këtë seancë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, prezantoi raportin e punës për vitin 2025, i cili më pas u diskutua nga anëtarët e kuvendit dhe u miratua.

Po ashtu, u shqyrtua dhe u miratua procesverbali i mbledhjes së tretë të rregullt, të mbajtur më 30.04.2026.
Ndër vendimet kryesore, Kuvendi miratoi kërkesën për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit memorial – lapidarit për dy Dëshmorët e Kombit në fshatin Gurbardhë të Komunës së Malishevës.
Gjithashtu u miratua kërkesa për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2025 në vitin fiskal 2026, si dhe u shqyrtua rishqyrtimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së komunës, në përputhje me shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Në mbledhje u trajtua edhe propozimi për ndryshimin e Rregullores për orarin e punës së subjekteve afariste në territorin e Komunës së Malishevës, si dhe raporti për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
