Golden Eagle Ylli duket se ka bërë zgjedhjen e parë në tregun e transferimeve.
Burime të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se klubi suharekas është shumë pranë marrëveshjes me Musab Malën i cili pritet të jetë pjesë e ekipit për sezonin 2026/27.
Pas lëvizjeve të fundit në merkato, Golden Eagle Ylli po synon të shtojë përvojë dhe stabilitet, ndërsa Mala shihet si një basketbollist që i plotëson këto kërkesa falë eksperiencës së tij shumëvjeçare në Superligën e Kosovës.

29-vjeçari ka ndërtuar një karrierë në basketbollin vendor, duke mbrojtur ngjyrat e Trepçës, Vëllaznimit, Lipjanit, Bashkimit, Rahovecit, Ponte Prizrenit, Borës dhe së fundmi Pejës. Në vitin 2023 ai fitoi Kupën e Kosovës me Trepçën, ndërsa ka qenë pjesë edhe e garave evropiane në FIBA Europe Cup.
Përveç karrierës me klube, Mala ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, duke regjistruar paraqitje në ndeshjet kualifikuese për garat ndërkombëtare, ndërsa më herët ka veshur edhe fanellën e Kosovës U20.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, transferimi pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, me Yllin që do të shtojë në skuadër një basketbollist që e njeh mirë kampionatin vendor dhe që pritet të ketë rol të rëndësishëm në ambiciet e klubit për edicionin e ri.
Siç mësohet për Malën kishte shprehur interesim edhe Trepça, por problemi ishte tek kërkesat financiare të lojtarit.
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
