Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin Kurtaj.
Veselaj-Gutaj tha se lajmi për vdekjen e Jasinit ka prekur thellë të gjithë komunitetin arsimor, duke e kujtuar atë si një nxënës shembullor dhe të dashur.

“Humbja e Jasinit na ka prekur thellë të gjithëve. Ai do të kujtohet përherë si një nxënës shembullor, i edukuar dhe i dashur nga të gjithë ata që patën fatin ta njohin”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Ajo u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, drejtorisë së shkollës “Dëshmorët e Zhuri” dhe bashkëmoshatarëve të tij, duke ndarë dhimbjen me të gjithë ata që e njohën Jasinin.
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren