Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj

Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të dhunës në një shoqëri, përgjegjësia është kolektive. Kjo është pyetja që duhet t’i bëjmë vetes pas çdo tragjedie: çfarë klime kemi ndërtuar së bashku?

Vdekja e një të riu është një plagë e rëndë për familjen, miqtë dhe shoqërinë. Drejtësia do të përcaktojë përgjegjësit për këtë ngjarje tragjike.

Por përtej fajit individual, duhet të reflektojmë mbi rolin që secili prej nesh, institucionet dhe diskursi publik kanë në formësimin e mjedisit ku jetojmë. Ndërsa drejtësia merret me autorin e krimit, ne duhet të shqyrtojmë ndikimin tonë në krijimin e një mjedisi ku urrejtja normalizohet dhe respekti për tjetrin zbehet.

Sot jetojmë në një kohë kur gjuha e urrejtjes, etiketimet dhe përçarjet janë bërë pjesë e përditshmërisë. Kundërshtari politik nuk shihet më si dikush me mendim ndryshe, por si armik që duhet poshtëruar. Fyerjet dhe nxitja e ndasive shpesh paraqiten si forcë, ndërsa dialogu dhe respekti si dobësi. Në një ambient të tillë, urrejtja gjen terren për t’u përhapur.

Paramendoni sikur natyra të vepronte si disa politikane. Çdo vit stinët ndryshojnë katër herë, ashtu si në demokraci ndryshojnë qeveritë dhe pushtetet. Por sikur natyra të zemërohej me çdo ndryshim dhe të kërkonte jetë njerëzish sa herë që vjen pranvera, vera, vjeshta apo dimri? Bota do të ishte e pabanueshme. Natyra e kupton se ndryshimi është pjesë e jetës. Vetëm ne njerëzit arrijmë ta shohim mendimin ndryshe si arsye për përçarje.

Prandaj nuk mjafton të dënojmë krimin pas tragjedisë; duhet të marrim përgjegjësi për klimën që krijojme çdo ditë. Secili zgjedh nëse do të ushqeje urrejtjen apo respektin, do të përhapë fyerje apo dialog, do të normalizoje përçarjen apo vlerat që na bashkojnë. Le të fillojmë nga vetja: nga fjalët që përdorim në publik, në rrjetet sociale dhe në jetën e përditshme, nga mënyra si flasim për ata që mendojnë ndryshe dhe nga shembulli që u japim të rinjve.

Vetëm duke refuzuar gjuhën e urrejtjes dhe duke mbrojtur kulturën e respektit mund të ndërtojmë një shoqëri më të sigurt dhe më njerëzore. Sepse kur mbillet urrejtje, herët a vonë korrim dhimbje; kur mbjellim përgjegjësi, mirëkuptim dhe respekt, krijojmë kushtet që tragjedi të tilla të mos përsëriten.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit