Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga tre vende: Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja.

Turneu do të zgjasë deri më 19 korrik dhe do të zhvillohet në 16 qytete pritëse, duke sjellë një format të ri me 48 kombëtare dhe 104 ndeshje.

Ndeshja hapëse do të luhet në stadiumin legjendar Estadio Azteca në Mexico City, ku përfaqësuesja e Meksikës do të përballet me Afrikën e Jugut. Ky stadium hyn në histori si arena e parë që pret për herë të tretë një ndeshje hapëse të Kupës së Botës.

Edicioni i vitit 2026 shënon një epokë të re për futbollin botëror. Për herë të parë në histori do të marrin pjesë 48 skuadra kombëtare, një zgjerim i rëndësishëm nga 32 ekipet e mëparshme, duke i dhënë mundësi më shumë vendeve të jenë pjesë e skenës më të madhe të futbollit.

FIFA ka paralajmëruar një ceremoni madhështore hapëse në Mexico City, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur ndërkombëtarë dhe një program festiv që synon të bashkojë kulturën, muzikën dhe futbollin në një spektakël global.

Finalja e madhe do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin New York New Jersey Stadium në SHBA, ku do të kurorëzohet kampioni i ri i botës.

Miliarda tifozë anembanë globit pritet të ndjekin turneun që konsiderohet si ngjarja më e madhe sportive e vitit, ndërsa emocionet e futbollit botëror rikthehen pas katër vitesh pritjeje.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Lajmet e Fundit